Kreu i PD, Sali Berisha ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij nëse fiton më 11 maj, do të zhdukë varfërinë në vendin tonë.
Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë fjalës së tij nga Elbasani ku prezantoi kandidatët e tij për këtë qytetet, që do të garojnë për të siguruar një karrige në Kuvend. Më tej, ai tha gjithashtu se taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH, ndërsa çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek.
Kreu i PD premtoi edhe kredi të buta për çdo të ri që do të martohet dhe do të krijojë jetë në Shqipëri, si dhe për çdo emigrant që do të kthehen në vend.
“100 ditët e para do zhdukim nga qeveria varfërinë! Do bëjmë kartën e konsumatorit, ata do blejnë ushqime duke marrë pas TVSH, rrogat minimale do shkojnë 500 euro, sipërmarrësve u jap fjalën që do ulim taksat në atë shkallë sa atyre do u mbeten më shumë para në llogaritë e tyre.
Mësuesve u kam premtuar dyfishim të rrogave, në krye të mandatit do i keni 1500 euro. Portali i mësuesve marrin fund në datën 12 maj. Mësuesit tanë do respektohen në dinjitetin e tyre.
Taksat më të ulëta në histori, 10% tatimi mbi fitim. Kësaj here kemi shembur një tabu tjetër, taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH. Çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek.
Kredi të buta për çdo të rinj që do të martohet dhe do të krijojë jetë në Shqipëri, për çdo emigrant që do të kthehen në vend”, tha Berisha.