Aktualitet

U akuzua dhe u dënua për prosti’tucion, Alma Kaçi: “Fajin e mbaj unë, por jo prosti’tucion”

Alma Kaçi u dënua ditën e djeshme nga GjKKO, me akuzën për prostitucion.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se akuzat për prostitucion janë krejtësisht qesharake dhe se nuk ekzistojnë prova që ajo ka kryer këtë vepër penale. Gjithashtu, ajo ka pranuar për gabimin e saj dhe se po e vuan duke nqenë akoma “brenda”.

Reagimi i Alma Kaçit:

“Dua të dal te akuza që më doli për prostitucion. Eshtë vërtet qesharake. Fare e thjeshtë, po ta kisha këtë epitet në veten time, pse duhet ta filmoja unë Safet Gjicin? E kisha muhabetin mirë e bukur, e mbaja për vete siç bëjnë të rëndomtat. Por unë nuk e kam këtë epitet. Secili fajtor të mbajë fajin e vet. Por kjo akuzë për prostitucion, nuk ka shanse. E kanë bërë për të përdhosur emrin dhe dinjitetin tim. Kam punuar në një media dhe duhet të mbajnë përgjegjësi personat. Jo sepse Safeti është i Edi Ramës, por sepse Safeti abuzoi aty. Ka qenë pakujdesia ime, fajin e mbaj unë për dekospirim, një pakujdesi e imja dhe për këtë po e vuaj, jam akoma brenda. Por jo për akuzë prostitucioni. Me këto që po ndodhin më bie ndërmend që është e pamundur të jetosh në këtë vend ku e drejta bëhet e padrejtë dhe e padrejta bëhet e drejtë! Në nenin 113 llogaritet gjobë ose burg deri në 3 vjet. “Dhënia për përfitim personal të prostitucionit ku përfshihet përfitimi monetar”. Mua më është ngritur një akuzë prostitucioni. Ku i kanë provat këta që unë kam marrë rryshfete? Pra, kam ushtruar prostitucion në zyrën e Gjicit dhe unë kam marrë rryshfet, ku janë provat?”/ JOQ