Andi Koçi është zgjedhur si gjyqtar kryesor për ndeshjen Elbasani-Egnatia. Vetëm dy ditë më parë, ishte pjesë e akuzave nga ana e Lushnjës pas ndeshjes me Kukësin. Verilindorët fituan 3 me 2, ndërsa pati polemika konkretisht nga trajneri Artan Bano për ndikim të Koçit në fatin e sfidës.
Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Në anën tjetër si arbitër i katërt qëndron Daniel Vrapi.
Dhe pse FSHF nuk caktoi një gjyqtar të FIFA-s për supersfidën e javës në Abissnet Superiore, një i tillë është preferuar në VAR. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën. Erjon Bastari ndërkohë është në AVAR.
Takimi do të nisë prej orës 19:00 në “Elbasan Arena”. Përballja e rëndësishme për kreun vlen për javën 29.
GJYQTARËT E ELBASANI-EGNATIA
Arbitër kryesor: Andi Koçi
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Rejdi Avdo
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Erjon Bastari