Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka po fliste dhe ai ka bërë një mimikë duke lëvizur kokën. Për shumë ky gjest u komentua si një mos aprovim.
“E kisha me kameran, unë nuk doja vëmendje atë ditë fare. Isha në një gjendje që për shtatë ditë kisha humbur tre njerëz, dhe të humbësh njerëz që merren vetëm me punë dhe me fushatë, është e papritur. Nuk kërkoja vëmendje fare, madje nuk u ula as tek rrethi ku ishin deputetët dhe udhëheqësit. Po rrija mbrapa dhe më vjen kamera para fytyrës, i them që ‘hiqe o burrë’ dhe ai vazhdonte ta mbante përpara meje dhe tunda kokën pastaj. Për fat të keq e hëngri Olta të gjithë këtë historinë.
E gjithë njësia 5 kishte ardhur me mua dhe unë po rrija me ta.