Dinamo mposhti 3-1 Elbasanin në shtëpinë e këtyre të fundit. Loja e bukur dhe golat e dinamovitëve nxitën tensione. Madje, drejtori i Dinamos u sulmua.
Ermal Barushi ka folur për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa. Në fjalët e tij, drejtori ka shprehur prapaskenat e këtij sulmi në njën nga stadiuemt ëm të bukur, të mirë dhe të sigurtë të Superiores.
Disa tifozë hynë në fushë dhe aty ndërhyri dhe Policia e Shtetit. Në tribunë ndërkohë plasën konfrontimet dhe e gjitha nisi pas supergolit të Zabërgjas. Pamjet e traqnsmetuar ishin të qarta dhe përcillej tensioni nga shkallët e stadiumit.
“Administratori i Elbasanit më ka goditur së bashku me disa të tjerë. Ata kanë iniciuar sherrin.
Dukej si diçka e organziuar, do ndodhte sido të ishte, nëse ata nuk do të fitonin”, u shpreh Barushi.
