Futbollisti i Kombëtares greke, George Baldock, i cili u gjet pa shenja jete në pishinë, dyshohet se është mbytur.
George Baldock2Nga autopsia e kryer në trupin e 31-vjeçarit, sipas Protothema.gr, zbuloi se vdekja e të riut ishte shkaktuar nga “mbytja në ujë”.
Autopsia u krye në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike.
Gjithashtu rezulton se në trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Si u zbulua ngjarja tragjike
Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.
Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.
Advertisements
Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari.