Sport

U hakmor me Milanin, De Vraj: Ja pse Bisek më thotë Iniesta

U hakmor me Milanin, De Vraj: Ja pse Bisek më thotë Iniesta

Momentet pas ndeshjeve për De Vrajin janë gjithmonë ndryshe. Të dielën në mbrëmje sigurisht që është kthyer në shtëpi me qejf dhe duke shijuar momentin. Kur nuk i ndal dot sulmuesit ulet në piano dhe nis të lëvizë gishtat.

Një moment relaksi pas mbrëmjeve me adrenalinë. Por në ndeshjen e tij të fundit ka ndodhur gjithçka: Tri shtylla, 3 gola të anuluar dhe një ndërhyrje e dyshimtë ndaj Turamit. Për më tepër goli në minutat e fundit kur u asistua nga Turam. “Nëse nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh”. Kjo është fraza e tij pas ndeshjes. “Meritonim më shumë. Është e kot që ta fshehësh”, shtoi.

LIDER- Në dy muajt e fundit, jeta e De Vrajit ka ndryshuar si me buton. Kaloi nga hija e një rinovimi në ajër, në të pasurit në dorë një kartë ku fshihet e ardhmja e tij. Holandezi do të vazhdojë që të veshë fanellën zikaltër edhe vitin e ardhshëm.

Zikaltrit do të aktivizojnë të drejtën për t’ia rinovuar kontratën edhe për një sezon. Që nga momenti kur Açerbi është dëmtuar ai ka marrë mbi shpatulla mbrojtjen dhe e ka çuar në vende të sigurta. Numrat thonë: 2 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Kundër Milanit sërish ishte nga më të mirët në fushë. Ka bllokuar dy goditje, ka fituar 4 duele, 6 duele ajrore dhe 94 pasime të sakta nga 98 tentativa. Ka gabuar vetëm 4 dhe saktësia e tij është 96%. Një provë e vërtetë prej lideri në një skuadër që është duke e ndihmuar shumë. Mjafton të shohësh edhe mënyrën se si feston pas golit. Të gjithë shkuan ta përqafonin. Bisek madje e quan Iniesta. “Më thotë kështu, sepse ndonjëherë i bëj ndonjë finte të papritur”, thotë De Vraj. Lëvizje që duken edhe në fushë.