Sport

U kap duke luajtur baste në dhomën e VAR-it, Federata Bullgare e Futbollit pezullon gjyqtarin!

Të mërkurën e kaluar, në kampionatin elitar bullgar, CSKA Sofia luajti me Lokomotiv Sofian në stadiumin ‘Vasil Levski’ dhe fitoi 1-0 pas një goli nga Olaus Skarsem.

Por, ndeshja shkaktoi polemika të mëdha pas një incidenti me një nga operatorët e VAR-it. Para ndeshjes, kamerat për mbulimin televiziv fokusuan zyrtarin dhe telefonin e tij për disa sekonda.

Megjithëse pamja nuk ishte shumë e qartë, zyrtari i cili ishte pranë dy kolegëve të tjerë në dhomë, dukej se po shikonte një aplikacion bastesh futbolli në pajisjen e tij celulare dhe shikuesit u mahnitën që po e shikonin drejtpërdrejt, dukë bërë që klipi të bëhej viral në rrjetet sociale.

Hawk-Eye Innovations, që kontrollon sistemin VAR në nivelin më të lartë të futbollit bullgar, lëvizi shpejt duke e pezulluar punonjësin “nga çdo aktivitet” ndërsa po hetohet sjellja e tij.

Kompania i shkroi një letër Unionit Bullgar të Futbollit për ta informuar për situatën, duke thënë: “Hawk-Eye Innovations pranon me keqardhje një incident që përfshin një nga operatorët e saj të VAR-it gjatë ndeshjes midis CSKA Sofia dhe Lokomotiv Sofia mbrëmjen e djeshme (2 prill 2025)”.

“Pamjet e drejtpërdrejta nga situata e kamerës në dhomën e operacioneve VAR dokumentuan individin duke përdorur një smartphone personal gjatë ndeshjes dhe dukej se përfshihej në aktivitete të papërshtatshme që do të përbënin sjellje të pahijshme në lidhje me përgjegjësitë e rolit të caktuar”.

Nëse hetimi zbulon se nëse punonjësi “është gjetur se ka qenë i përfshirë në një aktivitet të tillë të papërshtatshëm”, ata do të kërkojnë “të shkarkojnë individin në përputhje me kushtet  kontraktuale”.