Sport

U largua nga Superiorja, Veseli falenderon presidentin e Egnatias: Xhentëllmen; ja pse u binda të rikthehesha në Shqipëri

Frederik Veseli u largua nga Superorja me destinim sërish Italinë. Lojtari i Kombëatres nuk ka harruar të falenderoj në fjalën e tij ditën e sotme në OraSport klubin e Egnatias. Ish-i tashmë i Superiores një fjalë të veçantë e kishte dhe për presidentin e rrogozhinasve z.Demrozi.

“Ishte një mundësi e papritur për mua që të kthehem në një nivel të lartë të futbollit.

E falënderoj shumë presidentin e Egnatias dhe u tregua shumë “gentleman” dhe më dha mundësinë për t’u rikthyer në Itali.Kam gjetur një president shumë serioz që ka ambicie të mëdha dhe projektin e madh që ai ka për Egnatian.

Këto ishin gjërat që më bindën të rikthehesha në Shqipëri. Kam kaluar shumë mirë dhe ishte një moment shumë i bukur për mua që nuk do ta harroj.

Ndihem mjaft mirë në Itali”, u shpreh Veseli.