LifeStyle

U largua nga TCH se refuzoi të heqë postimin kritikues, Arjan Konomi zgjidhet opinionist i Big Brother Fan Club

“Big Brother Fan Club” hyn në edicionin e tij të pestë me një formacion që ka tronditur rrjetin dhe ka ndezur menjëherë diskutimet mes fansave të formatit. Top Channel ka zbuluar zyrtarisht ekipin drejtues të programit përmes një videoje promocionale kreative, të ndërtuar si një bisedë në grup në WhatsApp, duke konfirmuar një rikthim që prej ditësh flitej me zë të lartë në prapaskenat mediatike.

Në krye të programit do të jetë Kiara Tito, e cila merr për herë të parë drejtimin e “Big Brother Fan Club”, duke qenë se ‘Portokalli’ është me pushime gjatë zhvillimit të Big Brother.

Ndërsa surpriza e madhe mbetet rikthimi i Arjan Konomit, një emër që për vite me radhë ka qenë sinonim i debatit, polemikës dhe opinionit pa filtra.

Pas rreth tre vitesh largim nga Top Channel, Arjan Konomi rikthehet pikërisht në ekranin ku u shndërrua në një nga opinionistët më të komentuar të “Big Brother” dhe “Për’puthen”. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e Big Brother Fan Club.

Largimi i Konomit nga Top Channel në atë kohë ishte i papritur dhe u shoqërua me shumë aludime. Vetëm së fundmi, vetë Arjan Konomi ka vendosur të ‘thyejë’ heshtjen, duke folur hapur në podcastin e Arbana Osmanit.

Sipas tij, gjithçka nisi nga një postim kritik në Instagram, ku ai shprehte pakënaqësinë për nivelin e opinionistëve të “Big Brother VIP” të asaj periudhe. Postimi, që u përhap me shpejtësi, nuk u prit mirë nga drejtuesit e televizionit.

“Më kërkuan ta fshija postimin, por unë refuzova. U thashë se mendimin tim nuk e heq,” ka treguar Konomi, duke theksuar se vendimi për t’u larguar erdhi si pasojë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe integritetit profesional.

U largua nga TCH se refuzoi të heqë postimin kritikues, Arjan Konomi