Bota

“U mundua t’i mbante, por vërshimi i ujit ia mori nga duart”, tragjedia e familjes në Valencia: Të miturit të zhdukur prej javësh

Një histori tronditëse është shënuar në Valencia pas përmbytjeve masive që përfshinë rajonin dy javë më parë duke lënë pas mbi 200 viktima dhe dhjetëra të zhdukur. Midis tyre janë dhe dy të mitur, Izan dhe Ruben Matias, 5 dhe 3 vjeç, të cilët janë raportuar të humbur që pas mbrëmjes së 29 tetorit kur uji vërshoi nëpër lagje duke marrë përpara çdo gjë që ishte nëpër rrugë.

Shtëpia e familjes Matias është shkatërruar plotësisht. Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e dhimbshme për BBC ndërsa tregojnë sesi forca e madhe e ujit kishte marrë përpara dy vëllezërit e mitur.

Ishte çmenduri. Unë kurrë nuk kam parë një forcë të tillë. Victor i kishte kapur djemtë e tij në krahë ndërsa uji i tërhoqi të gjithë jashtë. Pastaj pavarësisht përpjekjeve të tij të dëshpëruara për t’i mbajtur ata, ata u larguan”, ka thënë fqinji I tyre.

“U mundua t’i mbante, por vërshimi i ujit ia mori nga

Pamje nga banesa e familjes Matias

Vetë babai I tyre është gjetur disa orë më vonë rreth 200 metra më poshtë banesës. “Ai ka tentuar vetëvrasjen”, rrëfen mamaja e tij.

Ruben dhe Izan përshkruhen si dy fëmijë të gjallë dhe plot jetë. Ata ishin të lumtur me jetesën e tyre pranë nje familje të shëndetshme. Posterat me fotot e tyre janë shpërndarë kudo nëpër Spanjë ndërsa prindërit e tyre kanë humbur tashmë çdo shpresë që të vegjëlit do të gjenden përsëri.