Kronikë

U plagos me armë zjarri në Rrugën e Kavajës, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti të dyshuar, është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar autorin/autorët e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.