Divorci i prindërve është drama e dhimbshme familjare që i ka bërë Aleksandrën dhe Rubinën të rriten para kohe. Motrat ndanë përjetimin e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty” ku treguan për jetën pas divorcit, largimin e nënës, jetën me gjyshërit dhe takimin e shumëpritur me nënën që rezultoi në vendimin e saj për të mos mbajtur më kontakte me vajzat.
Një rrëfim me shumë lot e sakrifica, por në këtë histori kanë qenë gjyshërit ata që janë përpjekur që dy vajzave mos t’u mungojë kurrë asgjë. Kjo është arsyeja pse prej 3 vitesh ato i shkruajnë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për t’i falenderuar me zemër për gjithçka e për t’u dhënë një premtim.
Nexhmije: Mbesat e mia që i kam rritur. Jam shumë krenare për to, jam shumë krenare!
Ardit Gjebrea: Ta dëgjojmë mesazhin e tyre?
Nexhmije: Po.
Ardit Gjebrea: Urdhëro!
Aleksandra: Nënë, edhe ti gjysh! Ju keni qenë gjithçka për ne, që nga momenti që ne kemi ardhur në jetë. Ju keni sakrifikuar shumë për ne dhe ju falenderojmë pafund. Ju e dini që ne ju duam shumë, jeni gjithçka për ne.
Ramazan: Ju kam ndjekur me shkollë e të gjitha…
Nexhmije: Sa mundësi kemi.
Ramazan: Gjyshi aq sa ka mundësi do ju ndjekë dhe kam dëshirë që ju… të vazhdoni shkollën e lartë. Siç je mirë me mësime, siç më ka thënë edhe mësuesja që Aleksandra është shumë mirë me mësime, të ndihmosh edhe motrën që të arrijë ajo te ti.
Aleksandra: Ne ju premtojmë që ne do të vazhdojmë të shkollohemi, do ju bëjmë krenarë dhe ashtu siç na keni mbajtur ju ne, do ju mbajmë edhe ne ju.. ne ju duam shumë! Jeni gjithçka për ne!