Politikë

U shfaq krah Fredi Belerit në Bruksel, Ardit Bido: Doktor, na thuaj Himara është minoritet grek a jo?

Ardit Bido, kandidati i PS në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Vlorës, ka replikuar me Sali Berishës, pas shfaqjes krah Fredi Belerit në Bruksel.

Bido ka pyetur Berishën se që u shfaq krah Fredi Belerit në Bruksel, nëse Himara është minoritet grek apo jo.

“Doktor, me absurditete madhështore do ta bësh fushatën?

Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore foli përsëri, këtë herë me “zërin e madhështorit” Fredi Beleri.

Dhe çfarë na tha?

Që minoriteti grek në Himarë qenka i dëmtuar… ngaqë ai u ndalua të hyjë në Kuvend, pasi u kap duke blerë vota.

Po që kur drejtësia shqiptare u bë problem për minoritetin, doktor?

Apo kur prek aleatët e tu?

Ndaj, doktor, na e thuaj njëherë: është minoritet grek Nivica, Shën Vasili, Lukova, Piqerasi, Sasaj, Borshi, Çorraj, Fterra, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Dhërmiu, Palasa?

Apo thjesht për interesa elektoralë e bëni etninë me listë votimi?

Doktor, do të na kthesh një përgjigje? A janë minoritete greke edhe Kallarati, Kuçi, Tërbaçi, Bolena apo edhe vetë Himara?

Nëse do të vazhdoni të luani me identitetin e qytetarëve, mos u çudisni kur ata t’ju përgjigjen jo si “grekë”, as si “shqiptarë”, por si njerëz me dinjitet, që nuk shiten!

Bashkë, shihemi në Parlamentin e shqiptarëve.

Ti merre lavdinë me Belerin, ne merremi me punën”, thotë Bido në reagimin e tij.