Kronikë

U vra për shkak të një vajzë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

Zi dhe lot në shtëpinë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i riu i cili u vra me thikë mbrëmjen e 31 marsit në Tiranë.

Një sherr me një grup të rinjsh i kushtoj jetën 18-vjeçarit, ku shkak ishte një vajzë.

Aurelio Dervishi ishte djali i vetëm i familjes ndërsa ka lënë pas dhe një motër.

18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë.

Aurelio Dervishi u qëllua me thikë në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sjeshme te Rrethi i Shkozës. Autorët u larguan menjëherë pas krimit për tu arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20 vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Vajza e cila është bërë mollë sherri, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin. / Skrapari News