LifeStyle

U zëvendësua nga Santiana Maloku, Olta Gixhari zbulon se pse s’ishte e pranishme në BBVK mbrëmjen e kaluar

Olta Gixhari nuk ishte pjesë e spektaklit të mbrëmjes së kaluar të Big Brother VIP Kosova. Në karrigen e saj të opinionistes u ul ish-banorja e edicionit të dytë, Santiana Maloku.

Në një postim në Instagram, Olta ka sqaruar ndjekësit për arsyen e mungesës së saj, që ishte për shkak të temperaturës.

Megjithatë, Olta po e ndiqte spektaklin nga shtëpia dhe ndau një foto në rrjetet sociale.

“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”, ka shkruar Olta.