Aktualitet

Ujësjellësi i Tepelenës, mbi 120 mijë euro fatura të pambledhura ndër vite

Me rreth 5800 abonentë dhe më një debi të pambledhur të barabartë me vlerën totale të faturave që arkëton, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë e Tepelenës ndodhet në një situatë jo të mirë ekonomike. Përveç borxheve të pambledhura, kjo ndërmarrje ka edhe një nivel të humbjeve në rrjet në masën nga 34 deri në 37 për qind.

Ndërmarrja e ujësjellës–kanalizimeve pranë bashkisë së Tepelenës, ashtu si shumë ndërmarrje të tilla në bashkitë e tjera të vendit ka një nivel të konsiderueshëm të faturave të pambledhura, të cilat datojnë që nga viti 2007.

Drejtori i kësaj ndërmarrje tregon për A2 shumën e faturave të pambledhura dhe borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj ujësjellësit.

Ndërsa vlera e faturave të pambledhura është thuajse e njëjtë me arkëtimet vjetore të kësaj ndërmarrje, një lajm i mirë është që përveç debitorëve familjarë kanë nisur të paguajnë edhe debitorët shtetëror, siç është edhe Bashkia e Tepelenës.

Sikur të mos mjaftojnë borxhet, ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Tepelenë ka një nivel të humbjes së ujit në rrjet në masën 34 deri në 37 për qind, një shifër kjo e konsiderueshme duke patur parasysh që kjo ndërmarrje ka vetëm 5800 abonentë. (A2)