Politikë

Ulja e energjisë, Berisha: Me këtë lëvizje të pasurit bëhen më të pasur

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi si një hipokrizi dhe pabarazi ekstreme, vendimin e  qeverisë për të ulur çmimin e energjisë elektrike njësoj për të gjithë qytetarët. Berisha u shpreh se  çmimi i energjisë elektrike duhet të ulet në proporcion me pagat dhe pensionet, pasi qytetarët me rroga shumë të larta, nuk mund të përfitojnë njësoj nga ulja e çmimit të energjisë. 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me vendimin për të ulur me 1 lek për kwh çmimin e energjisë elektrike po tallet me qytetarët shqiptarë. Nga selia blu, Berisha teksa bëri me dije se në 2013 çmimi ka qenë 70 lek kwh për shtresat në nevojë, denoncoi faktin se Edi Rama e ndërmori këtë nismë për interesa personalë.

Berisha deklaroi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet çmimi i energjisë do të paguhet në mënyrë proporcionale.

Lideri i opozites theksoi se nën qeverisjen e PD do të ketë dhe përmbysje të shpërndarjes të të ardhurave, me qëllim nxjerrjen e vendit nga varfëria.