Politikë

“Urimet më të mira popullit të Shqipërisë!” Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët në ditën e Pavarësisë. Me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale nga Ambasada Amerikane, Blinken thotë se i shpreh urimet në të mira popullit shqiptar që feston 112-vjetorin e pavarësisë. Ai shton marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, thotë Blinken.