Vllaznia dhe Besa do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 17:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë ndeshje. Emanuela Rusta do të jetë kryesore e kësaj sfide, të cilës i është besuar gjykimi në stadiumin e Shkodrës.
Në rolin e asistentëve të Rustës, janë emëruar Rejdi Zajimi dhe Ediena Kapxhiu. Ndërsa arbitrin e katërt do ta bëjë Erjon Bylykbashi.
Arbitër kryesor: Emanuela Rusta
Asistent 1: Rejdi Zajimi
Asistent 2: Ediena Kapxhiu
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi