Mes tymit dhe thirrjeve të banorëve, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për shenja jete si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që goditën qendrën e Bejrutit gjatë natës.
Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik libanez, 22 persona vdiqën dhe 117 u plagosën, duke i bërë këto sulmet më vdekjeprurëse në Bejrutin qendror të përshkallëzimit të fundit.
Në lagjen Shia të Basta që u godit nga sulmet, kreu i ekipit të shpëtimit të Mbrojtjes Civile Youssef Al-Mallah tha për BBC se pesë persona raportohen të zhdukur.
Raportet e pakonfirmuara deklaruan se Wafiq Safa, kreu i njësisë së ndërlidhjes dhe koordinimit të Hezbollahut, ishte objektivi i një prej sulmeve, por arriti të mbijetonte.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite ende nuk kanë komentuar për sulmin. Ata nuk kanë dhënë asnjë paralajmërim, siç kanë bërë në disa raste.
Të dy sulmet në Bejrut goditën ndërtesat e banimit në lagje të mbushura me banorë. Raketa që goditi Bastën ra pranë vendit të një sulmi të mëparshëm që vrau nëntë persona javën e kaluar. Ai shkatërroi plotësisht një ndërtesë katërkatëshe dhe të paktën tre ndërtesa ngjitur.
Sulmi tjetër ndodhi në lagjen Nweiri dhe goditi katin e tretë të një ndërtese 8-katëshe, duke shkatërruar banesa dhe makina.
Hassan Jaafar, një roje sigurie 22-vjeçare, ishte në shtëpi me miqtë vetëm 50 metra nga qendra e sulmit në Basta. Ai i tha ata dëgjuan një “ulërimë që dukej se afrohej çdo sekondë”.
“Vala goditëse na rrëzoi dhe pluhuri mbushi ajrin. Për 1 moment gjithçka u zhduk në një re hiri”, ka rrëfyer ai.
Jaffar shtoi se ai dhe miqtë e tij kishin prerje në trup dhe mavijosje si pasojë e ‘fluturimit të mbeturinave dhe xhamave’. Ai thotë se ai moment i bëri të ndjejnë se lufta është zgjeruar në jetën e tyre.
Mbi grumbullin masiv të rrënojave të lëna nga goditja të premten në mëngjes, banorët e shqetësuar shikonin apartamentet e tyre të shkatërruara dhe u kërkuan anëtarëve të ekipit të Mbrojtjes Civile që t’i ndihmonin ata të merrnin pasuritë e mbetura.