Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin me rezultatin 5-2. Kjo ishte dhe kupa e parë në histori për Flik si trajner i Barcelonës.
Po ashtu Barça mori fitoren e parë në “El Clasico”, ndërsa Gil Manzano arbitroi. Në takimet e mëparshme me të, Reali numëronte vetëm fitore kundër katalanasve.
Finalja nuk ishte aspak e lehtë. VAR ndërhyri dy herë për të thirrur Gil Manzanon.
Fillimisht u akordua një penallti për Barçën dhe më pas një karton i kuq për ta. Para se të fillonte ndeshja, polemikat ishin të shumta për zgjedhjen e 40-vjeçarit.