Sport

Vazhdimi i ndeshjes së ndërprerë për shkak të kolapsit të Bove, publikohen formacionet zyrtare të Fiorentina-Inter

Fiorentina dhe Interi do të vazhdojnë sot në darkë ndeshjen e ndërprerë mes tyre në javën e 14 të Serisë A, kur sfida u braktis nga dy ekipet për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove i cili pësoi kolaps në fushë në minutën e 16.

Skuadrat vijnë në këtë ndeshje pa mundësinë që të aktivizojnë lojtarët që kanë afruar në merkato në janar dhe kjo bën që Fiorentina të jetë e limituar në zgjedhjet e saj, sidomos edhe për shkak të dëmtimit të Gudmundson i cili nuk është i gatshëm për duelin.

Nga ana tjetër, Inzagi ka luksin të ketë në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët ndaj ka lënë pushim emra si Barela e Dimarko, teksa ka ulur në stol përsëri Asllanin për t’i bërë vend Çalhanollu.

FORMACIONET ZYRTARE

FIORENTINA (4-4-2): De Gea; Komuzo, Pongraçiç, Ranieri, Gosens; Dodo, Mandragora, Riçardson, Parisi; Beltran, Ken.
Trajner: 
Rafaele Paladino

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Fratezi, Çalhanollu, Mkhitarjan, Karlos Augusto; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner:
 Simone Inzagi