Politikë

“Vazhdon rrjedhja e lirë”/ Rama e Berisha vijojnë përplasjen, rishfaqet ‘bufi’ (Video)

Edi Rama dhe Sali Berisha kanë vijuar akuzat në distancë mes tyre.

E ndërsa kreu demokrat gjatë një konference për mediat tha se Edi Ramës i ishte anuluar një darkë zyrtare gjatë vizitës së kreut të qeverisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor 2022, Kryeministri ka zgjedhur ta ironizojë me videon e një bufi, ndërsa në sfond ishte zëri i Berishës.

“U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin aluzuar darkën zyrtare në Këshillin e Evropës sepse ishte sjellë si vigan dhe jo si kryeministër, në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

“Vazhdon rrjedhja e lirë…”, shkruan Rama në reagimin e tij.