Kronikë

”Veliaj ka marrë tiparet e një burgaxhiu”, Koka: Rama ka shkarkuar gjithë drejtuesit e ujësjellësit që lidheshin me kryebashkiakun

Gazetari, Bled Koka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama ka shkarkuar të gjithë drejtuesit e ujësjellësit që ishin të lidhur me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili ndodhet në burg.

Koka: Më bëri përshtypje titulli.

Veliaj ka disa kohë që ka marrë trajtën fiks të një të burgosuri ose të të gjithë atyre të burgosurve të cilët pasi e marrin dënimin pretendojnë se janë të pafajshëm.

Deri këtu Veliaj ka marrë fiks tiparet e një burgaxhiu po e përdor në zhargon për ta kuptuar edhe qytetarët që kush po na flet.

Veliaj ka disa kohë që ka hequr dorë nga shumë artikulime.

Veliaj nuk i adresohet më socialistëve e kryeministrit.

Zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kohës që ai qëndron prapa hekurave brenda PS  janë fiks ato që ai i druhej.

Po të jap edhe një informacion që më erdhi gjatë ditës së sotme.

Mësoj se Rama me urdhër të tij ka shkarkuar të gjithë drejtuesit e ujësjellësit që i përkisnin dhe ishin të afeluar me Veliajn.

Zoti Rama po e boshatis bashkinë nga çdo lloj njeriu i cili ishte zgjatim ose ishte përfaqësues i Veliajt.

Sigurisht që Veliaj e di këtë dhe e ndjen nën lëkurë.