Politikë

“Veliaj u ‘gropos’ nga Balluku”, gazetari zbulon detajet: Kryebashkiakun e ‘shiti’ në SPAK një ndërtues dhe dy zonja…

Gazetari Almer Toska ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se SPAK ka zbuluar se Tirana është shndërruar në një “skemë piramidale”.

Toska deklaroi se Veliaj kishte rol si menaxher i interesave klienteliste, duke u lidhur me oligarkë dhe grupe të tjera interesi që i mbështesnin ato. Ai shtoi se Veliaj kishte premtuar një Tiranë të gjelbër, por në fakt kishte mbjellë kulla dhe betonizuar zona që më parë ishin mbrojtur, siç ishte rasti i njësisë 8, në rrugën “Qemal Stafa”.

Toska gjithashtu u shpreh se SPAK ka vepruar, por ka qenë i vonuar, duke përmendur ndihmën që disa prokurorë të kontrolluar nga Taulant Balla mund të kenë ofruar. Ai ka sugjeruar se Veliaj mund të jetë “shitur” nga një ndërtues dhe dy gra, duke theksuar se ai ka përvetësuar miliona euro përmes klientelizmit dhe abuzimit me fondet publike.

Në përfundim, Toska e cilësoi Veliajn si një person që meriton burgun për keqpërdorimet që ka bërë, përfshirë abuzimin me fondet e USAID dhe projekte të BE-së. Sipas tij, Belinda Balluku ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë situatë, duke “groposur” Veliajn dhe duke e bërë të pamundur mbrojtjen e tij, ndërsa Veliaj rrezikon një dënim të gjatë me burg për veprimet e tij.

‘SPAK tregoi se Tirana ishte shndërruar në skemë piramidale. Veliaj nuk ishte jnë drejtues, por menaxher i interesave klienteliste mes oligarkëve dhe çdo grupi interesi që i del përkrah. I mbante me para. Na tregoi se Veliaj erdhi për ta gjelbëruar Tiranën, por ndërkohë mbolli kulla. Një gjë ka pasur Basha kryetar, por tek njësia 8 te rruga Qemal Stafa, e ktheu në një zonë të paprekur të mbrojtur. Veliaj e ktheu në zonë të betonizuar. SPAK në segmente të caktuara është i kontrolluar. 4-5 prokuror janë të suportuar nga Taulant Balla. SPAK ka bërë detyrën por i vonuar. Nesti Angoni, kush është? Një njeri i Belind Ballukut orientoi SPAK. Kush e shiti Veliajn? E shiti një ndërtues dhe dy zonja.

Se si përvetësoi miliona euro përmes klientelizmit duke shitur të drejtën që i dhanë qytetarët. Erion Veliaj e Meriton burgun. SPAK ka segmente të caktuara që janë kontrolluar nga Edi Rama. Kush ka ardhur nga Elbasani janë me lobimin e Ballës. Belinda Balluku dërgoi një person anonim. Balluku ka groposur Erion Veliaj. E pamundur të mbrohet Erion Veliaj. Rrezikon të paktën 11 vit burg. Ka abuzuar me fondet e USAID, me projektet e BE-së. ka abuzuar me shumë projekte të tjera. Si e zbuloi Ols Dado vilën në Qerret, me qelizë telefonike që iu kap vëllait. Vetëm njerëzit e ngushtë të Veliajt. E ka kopsitur Belinda Balluku’, tha Toska.