Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.
Sipas vendimit, paga për gradë do të rritet me 2.5% për të gjithë zjarrfikësit. Ndërsa për disa grada si asistent zjarrfikës, zjarrfikës, kryezjarrfikës, nënkomisar dhe komisar zjarrfikës, rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të pagave.
Rritja do të llogaritet nga 1 janari 2026 dhe do të financohet nga buxheti i shtetit dhe ai i pushtetit vendor.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.