Insituti i Gjeoshkencave (IGJEO) njofton mbi parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme.
Sipas buletinit të publikuar, në orët në vazhdim parashikohen reshje me intensitet të lartë, ku në shumë qarqe të vendit priten vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash.
Njoftimi i IGJEO:
Sot pasdite (e premte, dt. 09) dhe nesër (e shtunë, dt. 10) do të ketë reshje me intensitet të lartë.
Në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër rmund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë (e premte, dt. 09) dhe nesër (e shtunë, dt. 10) pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Seman.
Rrezik të shtuar për përmbytje, në vazhdim të ditës së sotme dhe nesër, do të kenë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.
DËBORA DHE NGRICA
Sot (e premte, dt. 09) dhe nesër (e shtunë, dt. 10) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Juglindje në territorit.
Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 09) dhe nesër (e shtunë, dt. 10) në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e shtunë, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 09) dhe nesër (e shtunë, dt. 10) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
