Ditën e djeshme, Elton Ilirjani bëri të ditur në rrjetet sociale se për t’i ardhur në ndihmë ikonës shqiptare, Parashqevi Simakut, ka hapur një fushatë në “GoFundMe”. Fushata u hap nga llogaria e tij në emër të këngëtares, duke treguar edhe në përshkrim arsyen e këtij vendimi.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga hapja e kësaj fushate, shqiptarët kanë bërë mbi 500 donacione, të cilat në total arrijnë shifrën prej 42 mijë dollarësh. Fushata e hapur në GoFundMe për Parashqevi Simakun. Kjo fushatë ka edhe një objektiv për t’u arritur — shifrën e 1 milionë dollarëve. Ilirjani garantoi se çdo qindarkë do jetë transparente dhe do të përdoret pikërisht për t’i ardhur në ndihmë Simakut.