Politikë

VIDEO/ Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestë, PD: E goditi policia

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe i Kuvendit, ka humbur ndjenjat në protestë. Gjekmarkaj ndodhej në zonën e pallatit me Shigjeta, bashkë me deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, në krah të qytetarëve që protestonin, në kuadrin e mosbindjes civile.

Video e siguruar nga BalkanWeb tregon momentet kur deputeti Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat, ndërsa PD akuzon policinë e shtetit për dhunën e ushtruar ndaj deputetit.

Sipas PD-së, Gjekmarkaj është dhunuar në mënyrë kafshërore nga Policia, në momentin që kjo e fundit tentoi të shpërndante protestuesit që ndodheshin në rrugë.

PD thotë se Gjekmarkaj është larguar drejt spitalit.