Sport

VIDEO/ Asnjë nuk flet për shtyllën e Gjimshitit para penalltisë, Patushi vlerëson episodin: Arbitri gaboi, lider i Atalantës prej 3 sezonesh

Saimir Patushi ka folur në emisionin e Vilma Mashës në VizionPlus.

Berat Gjimshiti u bë protagonsit negativ në rastin e penalltisë. Stoli i Atalantës u acarua së tepërmi, pasi ishte kundër vendimit që për pak sa nuk e nxorri me pikë Empolin nga Bergamo.

Patushi ka përmendur episodin e legjionarit, momentin e nervave të skuadrës së shqiptarit dhe se si e shikon vetë si një ish-futbollist rastin e qendërmbrojtësit të Kombëtares.

“Normalisht Vilma. Në fillim të gjithë sportistët protestuan. Edhe pas ndeshjes po t’a shikosh e kanë kritikuar shumë Arbitrin. Është vetëm një prekje dhe jo një goditje.

Një media në Itali tha se nëse kështu jepen penalltitë, besojë e Gjimshitit duhet të ishte e 100-ta deri tani. Arbitri ka gabuar për mendimin tim.

Ky gabim nuk hedh poshtë performancën e Gjimshitit tek Atalanta që është mbresëlënëse. Kjo penallti nuk çedon atë.

Lideri i Atalantës në linjën e mbrojtjes për 3 sezonet që kemi parë.

Edhe po t’a shikosh si aksion nuk është se ka ndonjë rrezikshmëri për gol. Rrezimi i kundërshtarit ka dhënë idenë e fajit. Kundërshtari rrëzohet në momentin që është një kontakt”, u shpreh Patushi.