Atalanta ka triumfuar në shtëpi përballë Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Ndeshja nisi mjaft mirë për zikaltërit, të cilët shënuan golin e parë që në minutën e 3-të me anë të sulmuesit italian Retegui. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi kroati Pasalic.
Me këtë fitore, Atalanta “blindon” zonën Champions, teksa mban vendin e 3-të me 61 pikë. Në krahun tjetër, Bologna mban vendin e 5-të me 57 pikë, dy më pak se Juventus i vendit të katërt.
Golat e ndeshjes:
Goli i Retegui
Goli i Pasalic