Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së e shoqëruar nga një oficere e policisë gjyqsore.
Ndaj Xoxës SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila akuzohet për konsumimin e veprave penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash, të kryera në abshkëpunim me Erion Veliaj.
Në GJKKO po zhvillohet seanca për rivlërësim të masës së sigurisë për të gjithë personat e përfshirë në dosjen hetimore të Veliajt.
Të përfshirë në hetime janë dhe 4 biznesmenë të tjerë që do të jenë gjithashtu në GJKKO për rivlerësim mase, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët SPAK ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.