Sport

VIDEO/ Cikalleshi e bën “sefte”, kthen në gol penalltinë që fitoi vetë

Sokol Cikalleshi ka tundur rrjetën për Adanaspor në Turqi.

Goli i parë për skuadrën turke u shënuan nga penalltia në minutën e 19-të kundër Manisës.

Cikalleshi fitoi mjeshtërisht një penallti, ndërsa më pas e mori përsipër. Ish-sulmuesi i Kombëtares gjeti rrjetën me lehtësi sepse portieri u hodh në krahun tjetër.

Ky ishte dhe goli i parë për 34-vjeçarin me Adanaspor ku u transferua në janar. Ndeshja e sotme ndërkohë ka vlerë për javën e 23-të në Ligën e Parë turke.

Goli i Sokol  Cikalleshit: (VIDEO)