Myrto Uzuni është padiksutim duke jetuar momentin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi beratas është kthyer në “idhull” për tifozët e Granadas, por jo vetëm.
Tifozllëku për Uzunin ka kaluar jo vetëm kufijtë shqiptarë dhe ato spanjollë, por ka arritur deri në Argjentinë. Pikërisht nga ky vend një tifoz ka udhëtuar kilometra të tërë për të takuar 29-vjeçarin, saktësisht 11.609 km.
Tifozi i quajtur Santi ishte dëshmitarë i një tjetër sfidë fantastike nga Uzuni. Ky i fundit shënoi tripletë ndaj Cartagena në La Liga 2, për t’i dhënë Granadas një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.
Mundi i tifozit argjentinas u shpërblye kur sulmuesi i Kombëtares pas ndeshjes u takua me të dhe madje e surprizoi duke i dhuruar edhe fanellën e tij. Në fanellë gjithashtu vendosi edhe firmën e tij, duke e bërë edhe më speciale këtë moment mjaft emocionues dhe të bukur për tifozin e vogël.
“Nga Tucuman në Los Carmenes për të përmbushur ëndrrën tuaj”, shkruhet në postimin e GranaDas. Tifozi u shfaq mjaft i emocionuar, duke shpërtheu në lot dhe tashmë me siguri këtë moment nuk do ta harrojë kurrë.