Sport

VIDEO/ Fenomeni Muçi! Ylli i Kombëtares godet në minutën e 91-të, shikoni supergolin e radhës për përmbysjen në Turqi

Ernest Muçi është i pandalshëm me Trabzonsporin në Turqi. Sot ka shënuar golin e radhës, pikërisht në minutën e 91-të, ndërsa përballë është Kocaelispor. Muçi solli përmbysjen e çmendur me rezultatin 2-1 duke i dhënë 3 pikë të arta Trabzonsporit në garën për titull. 

Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares befasoi rivalët me goditjen e tij. Formë e jashtëzakonshme e Muçit në kampionat ku ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Tetë golave në kampionat ku po luan si mesfushor, u bashkohen edhe dy asistime. Kështu askush nuk gëzon formën e Muçit në Superligën turke.

Muçiluante në këtë ndeshje pas dy golave dhe një asistimi në Kupë. Dhe pse i huazuar nga Beshiktashi, Muçi e ka treguar veten tashmë dhe pritet vetëm blerja e kartonit nga Trabzonspori.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)