Skuadra e Kluzh ka shënuar fitore 3 me 2 ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit rumun.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte futbollisti shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica. Sulmuesi fillimisht shënoi për 1 me 0 në minutën e 21-të dhe më asistoi në minutën e 83-të, për golin e fitores të shënuar nga Nkololo.
Kujtojmë që Korenica ka shënuar tri gola këtë sezon në Rumani me fanellën e Kluzhit.