Armando Sadiku është rikthyer te goli në Indi. Bomberi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 88-të, teksa Goa dyfishoi shifrat përballë Bengaluru.
Shpërthimi pas golit ishte i pazakontë. Të gjithë festuan me Sadikun, teksa nga pankina u kërkua vetëpërmbajtje. Në këtë ndeshje, sulmuesi shqiptar u aktivizua nga stoli.
Ndeshja për një vend në finale u mbyll me fund dramatik. Miqtë e Bengaluru ngushtuan shifrat pas golit të Sadikut, duke siguruar një vend në finale. Kjo falë fitores 2-0 të Bengaluru në shtëpi.
Goli i Armando Sadikut: (VIDEO)