Lacio regjistroi humbjen e shtatë në Serinë A, teksa u mposhtë mbremjen e sotme nga Fiorentina me rezultatin 1 me 2 në duelin e vlefshëm për javën e 22-të.
Golat e Adli dhe Beltran i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës “vjollcë”, ndërkohë që golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Marusiç në minutën 90+2’ pas asistit të Elseid Hysajt.
Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës në vend të Pelegrinit, teksa arriti të linte gjurmë në këtë duel. Pavarësisht humbjes, Lacio ruan vendin e katërt, për shkak edhe të disfatës së Juventusit.
Duelin e radhës kryeqytetasit e Baronit, do e luajnë në transfertë ndaj Kaljarit.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO