Në këtë ditë të nxehtë ku temperaturat në vendin tonë prekin 40 gradë celsius, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka gjetur zgjidhjen për t’u freskuar.
Ai ndodhet në Prevallë të Kosovës, ku në rrjetet sociale ka postuar disa video nga natyra, sikundër ka bërë kohët e fundit.
Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e ndjekësve të tij, është kjo video, ku Meta shihet i zhytur në ujin e freskët të një përroi, dhe del papritur duke përshëndetur me dorë.
Më herët Metën e kemi parë të hidhet nëpër dete e lumenj, e tashmë ka nisur të frekuentojë edhe natyrën e Kosovës.