Sport

VIDEO/ Joao Felix debuton me gol, Milani fiton ndaj Romës dhe i shkon më pranë Kupës së Italisë

Milani ka arritur të marrë një fitore me goxha vlerë në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mposhtur Romën në shtëpi për të avancuar më tej në Kupën e Italisë.

Në takimin e mbrëmjes sa i takon fazës çerekfinale të Coppa Italia, milanistët arritën të çakordonin mbrojtjen e krueqytetasve duke realizuar 3 gola. Heroi i takimit ishte Tammy Abraham i cili shënoi dopietë personale në ndeshjen ku më në fund u shpërblye me shumë minuta.

Anglezi shënoi në minutat e 16-të dhe 42-të për t’i dhënë avantazhin ekipit ndaj romanëve, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, miqtë sikur ndezën pak “motorët” me golin e të përhershmit Dovbyk. Ukrainasi është i vetmi sulmues që mundi të jap pak shpresë për kaulifikim, po në fund klubi nga Milano triumfoi 3-1.

Milani mbërrin gjysmëfinalen dhe tashmë mund t’i shkojë deri në fund trofeut. Lajmi i gëzueshëm tjetër veçse kalimit të turit, është debutimi i portugezit me gol. Felix shënoi të tretin në minutën e 72-tëq duek dëshmuar se do të jetë pikë kyçe që në fillim.

Goli i Felix

Goli i dopietës së Abraham

Goli i parë i Abraham

Goli i Dovbyk