Ka përfunduar ndeshja e pasdites e javës ë 21-të në Serie A mes Juventusit dhe Milanit. Juvja ka mundur 2-0 shpejt e shpejt milansitët në Torino për të marrë hak disi për përballjen e fundit mes dy klubeve.
Milani në ndeshjen e fundit ems 2 skaudrave arriti të surprizonte djemtë e Mottas në gjysmëfinale të Superkupës. Por, kësaj radhe “Zonja e Vjetër” nuk harroi dhe mori hakun e mosdërgimit në finale në Supercoppa.
Ëeah vulosi fatet e sfidës me një festim delirant pas golit të dytë dytë në minutën e 64-të. Thuram dhuroi asistin duke bërë që dy djelmoshat e dy ish-futbollistëve që kanë luajtur në Itali të kolaborojnë.
Mbangula 5 minuta më herët arriti të zhbllokojë shifrat për bardhezinjtë. Nga brenda zonës belgu shënoi edhe falë devijimit dhe fatit. Maignan reagoi por rpekaj e francezit ishte e pamjaftueshme për të shmangur pësimin.
Milani ngel në kuotën e 31 pikëve duke harruar startin e mirë të Conceicaos në pankinën kuqezi. Juventus pas “grande” fitores shkon në 37 pikë dhe hyn në zonën e ngjeshur Champions.
Goli i parë i Juventusit
Goli i dytë i Juventusit