PARTIZANI-TIRANA 2-0
27′ Sidibe, 36′ Isgandarli
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Partizanit ndaj Tiranës.
90’+1’ Mehmeti hyn në fushë në vend të Hjumën në radhët e Partizanit.
90’ Jepen 8 minuta shtesë.
88’ Rafel ekzekuton një goditje dënimi thuajse nga fundorja në të majtën e sulmit, gjuajtja e tij përfundon në shtyllë. (VIDEO)
85’ Buxhelaj ndëshkohet me të verdhë pasi largon topin pas një faulli.
81’ Traversa ndal përsëri Tiranën! Këtë herë është Mehmeti me kokë ai i cili gjen shtyllën traversale të portës së Qirkos. (VIDEO)
77’ Ndong dhe Kobiljar i lënë vendin në fushë Falaje dhe Mehmetit në radhët e Tiranës.
73’ Kola, Qaka dhe Isgandarli i lënë vendin në fushë Buxhelajt, Muratajt dhe Tomës në radhët e Partizanit.
70’ Pretendohet për një prekje topi me dorë në zonë e Tiranës, më pas topi shkon te Haxhiu i cili rrëzohet por gjyqtari e ndëshkon me të verdhë për simulim. (VIDEO)
66’ Qaka ndëshkohet me karton të verdhë.
65’ Vera i lë vendin në fushë Haxhiut në radhët e Tiranës. Ndërsa Martinez merr vendin e Sidibe në radhët e Partizanit.
63’ Ndong nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Tabeku gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
60’ Karton i verdhë për Hjumën.
59’ Kobiljar i pafat, teksa me një goditje në hyrje të zonës, mposht Qirkon por sfera ndalet fillimisht nga traverse e pastaj shtylla. (VIDEO)
53’ Mysloviç nis topin për Kobiljar i cili ul sferën në zonë dhe gjuan, por një devijim çon sferën jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
51’ Tabeku del në të djathtën dhe provon një gjuajtje që devijohet jashtë.
48’ Ndong nga e majta hyn në zonë, por pasimi i tij ndalet në një pellg me ujë në hyrje të zonës.
46’ Pjesa e dytë nis me Metën në vend të Voglit në radhët e Tiranës.
17:48 – Skuadrat bëjnë një nxemje të shpejtë dhe bëhen gati për rifillimin e ndeshjes.
Ora 17:46 – Vendimi është për të rifilluar takimin ndonëse ka disa pellgje në terrenin e “Air Albania”, pritet vetëm kthimi i skuadrave në fushën e lojës.
17:43 – Gjyqtari Xhaja del dhe bën provën me top nëse mund të luhet në terrenin e “Air Albania”. (VIDEO)
Ora 17:41 – Reshjet shumë të dendura të shiut kanë rënduar terrenin e lojës, duke shtyrë fillimin e pjesës së dytë. (VIDEO)
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Partizanin.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
38’ Nuhiju nxjerr menjëherë Kortez nga fusha duke i bërë vend Lleshit në radhët e ekipit të Tiranës
37’ Tabeku provon të reagojë me një gjuajtje me kokë që shkon jashtë. (VIDEO)
36’ GOOOL PARTIZANI! Kundërsulm i shpejtë i të kuqve me Skukën, më pas Sidibe pason për Isgandarli i cili nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)
33’ Të kuqtë pretendojnë për prekje topi me dorë në zonën e bardhebluve, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
32’ Skuka pason në zonën e bardhebluve dhe Vera ia del të devijojë duke çuar sferën në këndore.
30’ Karton i verdhë për Kortez pas një përplasje me Sidibe para fillimit të një goditje këndi.
27’ GOOOL PARTIZANI! Hjumën gjen në qendër SIdibe i cili kalon mes tre lojtarësh dhe çon sferën në rrjetë duke mposhtur Bekajn. (VIDEO)
23’ Pas një goditje këndi, topi goditet me kokë nga Bytyçi, por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
23’ Kortez ndal një depërtim në të djathtën të Sidibe, duke devijuar topin në goditje këndi. (VIDEO)
22’ Atanaskoski gjen hapësirë për t’iu afruar zonës duke lëshuar një gjuajtje që Bekaj e ndal me ndihmën edhe të Vera. (VIDEO)
18’ Një goditje nga jashtë zonës devijohet dhe detyron Qirkon të bëjë një fluturim për të larguar topin jashtë katërkëndorit të tij. (VIDEO)
12’ Hjumën niset në shpejtësi, gjen në të majtën Isgandarli i cili me një goditje spektakolare mposht Bekajn. Por anësori e sinjalizon në pozicion jashtë loje dhe më pas e konfirmon edhe VAR-i. (VIDEO)

7’ Hjumën gjen hapësirë për të provuar të djathtën, por vjen sfera ndalet në rrjetën e jashtme të portës së Bekajt. (VIDEO)
1’ Menjëherë rrezikshëm të kuqtë me Skukën i cili kthen topin te Qaka. Mesfushori gjuan nga distanca por çon sferën mbi traversë.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Hjumen, Sembene, Sidibe, Qaka
Trajner: Oltijon Kërnaja
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Kortez, Mysloviç, Rafael, Emanuel, Vogli, Tabeku, Kresiç, Kobilljar
Trajner: Ardijan Nuhiju