Sport

VIDEO/ Merr fund pritja 17-vjeçare, Tottenham fiton trofeun e Europa League duke mposhtur Manchester United

Tottenham është shpallur kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e madhe Manchester Unitedin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Johnson në fundin e pjesës së parë.

“Djajtë e Kuq” u përpoqën deri në fund për të barazuar, por nuk ia dolën dot. Tottenham arriti mbrëmjen e sotme të fitojë trofeun e parë pas plot 17 vitesh pritje.

Tottenham 1 – 0 Manchester United (Johnson)

68’ Van de Ven shpëton portën e boshatisur

 

45’ Përfundon pjesa e parë

43’ GOL TOTTENHAM! Shënon Johnson

1’ Starton finalja e Europa League

FORMACIONET ZYRTARE:

Tottenham (4-3-3): Vicario, Porro, Romero, van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Richarlison.

Manchester United (3-4-3): Onana; Yoro, Maguire, Shaë; Mazraoui, Casemiro Fernandes, Dorgu; Diallo, Hojlund, Mount.

Europa League: Finale

Stadiumi: “San Mames”

Arbitër: Felix Zwayer