Sport

VIDEO/ Milot Rashica protagonist me gol, Besiktas fiton përballë rivalit direkt

Besiktas ka fituar në transfertë përballë Eyupspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës turke. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Recep Tayyip Erdoğan”, përfundoi 1-3.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e parë. Por Besiktas ia doli që të përmbyste me golat e Rafa Silva, Milot Rashicës dhe sulmuesit të talentuar turk, Semih Kilicsoy.

Me këtë fitore, “shqiponjat” shkojn në kuotën e 41 pikëve dhe ngjiten në vendin e katërt. Në krahun tjetër, me 40 pikë të grumbulluara, Eyupspor mbetet në vendin e 5-të.