Sport

VIDEO/ Misioni i 1000 golave vazhdon, Ronaldo nuk ndalet as dy ditë përpara se të mbushë 40 vjeç

Cristiano Ronaldo nuk ndjen as lodhje as plakje, portugezi nuk ndalet së shënuari gola dhe këtë e ka bërë në ndeshjen e fundit ku Al Nassr mposhti pak më parë Al Ëasl në Champions League aziatike.

39-vjeçari që pasnesër mbush 40, arriti të realizojë dy gola në këtë sfidë, një me penallti në pjesën e parë dhe në të dytën shënoi një supergol me kokë. Gjithashtu Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i takimit duke u vlerësuar me notën 8.4 nga “Sofascore”.

Me dygolëshin e sotëm, portugezi shkon në kuotën e 923 golave, 77 gola larg shifrës së 1000-të. 30 paraqitje numëron Ronaldo në të gjitha garat këtë sezon, ku numëron 28 gola të realizuar.

Goli i dytë i Ronaldos