Partizani ka sjellë një ndryshim drastik në garën e Superiores, duke u ngjitur për herë të parë në këtë sezon në katërshen e parë në kampionat. Të kuqtë e kanë bërë këtë me një provë force të mirëfilltë ndaj rivalit direkt, Dinamos, vendin e të cilës kanë marrë pas këtij takimi.
DINAMO-PARTIZANI 0-2
37′ Martinez, 50′ Dumbia
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Partizanit.
90’+3’ Shabani ndëshkohet me të verdhë.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
90’ Top në thellësi për Shabanin i cili niset drejt zonës, Teqja del dhe e ndal.
87’ Një tjetër goditje e fortë e Qefaliajt, gjuajtja e mesfushorit këtë herë ndalet nga traversa. (VIDEO)
86’ Martinez nis Skukën në zonë, por sulmuesi nuk gjen kohën për të gjuajtur në portë nga e djathta pasi mbyllet hapësira nga mbrojtësit.
85’ Karton i verdhë për Nani pas një faulli në sulm.
83’ Koma merr vendin e Berishës në radhët e Dinamos.
82’ Qefalija tenton me të djathtën në pozicion ballor, Qirko i përgjigjet me një grushtim duke shmangur golin. (VIDEO)
77’ Nani nga e djathta harkon në zonë, Berisha provon pa sukses roveshatën. (VIDEO)
75’ Shabani dhe Janjeva hyjnë në fushë në vend të Sidibe dhe Buxhelajt në radhët e Partizanit.
72’ Ismaili, Malomo dhe Lorran marrin vendin e Bregut, Vilës dhe Nezirit në radhët e Dinamos.
69’ Skuka merr vendin e Fadairos në radhët e Partizanit.
68’ Mustafa këtë herë provon me një tentativë nga e djathta, Qirko përsëri grushton topin.
67’ Berisha nga e djathta harkon në zonë ku Mustafa është i vetëm, gjuajtja e tij me kokë ndalet përsëri nga Qirko. (VIDEO)
64’ Murataj nga e djathta harkon në zonë për Sidibe i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Teqjes i cili shpëton portën nga goli i tretë. (VIDEO)
61’ Bregu rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muratajn, gjyqtari Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
58’ Guindo i lë vendin në fushë Mustafa në radhët e Dinamos.
57’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Sidibe nis Fadairo, tentativa e të cilit devijohet në këndore. (VIDEO)
56’ Një tjetër predhë nga Bregu nga jashtë zonës, Qirko prek sferën për ta çuar në shtyllë duke shpëtuar përsëri portën. (VIDEO)
53’ Goditje dënimi spektakolare e Bregut i cili i afrohet golit, por gjen një përgjigje të të njëjtit nivel nga Qirko i cili edhe përplaset me shtyllën. (VIDEO)
51’ Berisha hyn në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij diagonale devijohet në këndore nga Qirko. (VIDEO)
50’ GOOOL PARTIZANI! Aksion i rrëmbyeshëm i të kuqve që nis nga e djathta, me sferën që zhvendoset të Dumbia i cili në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje që mposht Teqjen. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera në radhët e skuadrave.
45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.
45’+4’ Buxhelaj merr fundoren nga e majta, harkon në zonë ku një devijim çon sferën te Sidibe. Gjuajtja e sulmuesit përfundon mbi traversë. (VIDEO)
45’+2’ Hjumën provon nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon larg portës.
45′ Jepen 7 minuta shtesë.
42’ Murataj nga e djathta provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon te Teqja.
38’ Martinez ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Vilës.
37’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Murataj harkon nga e djathta dhe gjen në zonë Martinez i cili me kokë mposht Teqjen. (VIDEO)
35’ Aksion i shpejtë i Partizanit në të djathtën e sulmit të të kuqve, në fund është Fadairo ai i cili godet jashtë.
28’-29’ Teqja kërkon ndihmën e mjekëve, me gjyqtarin Xhaja që shkon e komunikon me të, duke e cilësuar vonesë loje për të mundësuar kthimin e Ditës në fushë, pasi kapiteni i bluve ishte jashtë duke marrë ende ndihmën mjekësore pas përplasjes. (VIDEO)
28’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Partizani me një gjuajtje të Sidibe i cili ndalet nga Teqja.
25’-27’ Një përplasje mes Ditës dhe Fadairos sjell një ndalesë të lojës. Lojtari i të kuqve kthehet në fushë me kokën e fashuar.
21’ Fadairo niset në të majtën, pason në qendër ku topi në fund shkon te Hjumën i cili mposht Teqjen. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje që konfirmohet edhe nga VAR-i. (VIDEO)

18’ Qaka nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Muratajt në radhët e Partizanit.
17’ Fadairo nga e majta gjen në shtyllën e dytë Sidibe, gjuajtja e të cilit ndalet nga Neziri. (VIDEO)
12’ Sidibe shfaqet i vetëm para Teqjes, gjuajtja e tij ndalet nga portieri i cili shmang golin. (VIDEO)
11’ Berisha nga e majta kalon këdo që i del para, pason për Bregun i cili gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e të kuqve. (VIDEO)
9’ Sidibe nis një sulm duke pasuar për Fadairo në të djathtën, gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë. (VIDEO)
7’ Goditje këndi e rrezikshme e Dinamos me topin që harkohet në qendër të zonës së të kuqve ku askush nuk ia del të devijojë para Qirkos.
4’ Dinamo nis një aksion të shpejtë djathtas me Nani, i cili hyn në zonë dhe gjuan por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Nani, Neziri, Dita, Qefalija, Vila, B. Berisha, Bregu, Guindo.
Trajner: Ilir Daja
PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Buxhelaj, Ismaili, Qaka, Dumbia, Hjumën, Fadairo, Sidibe.
Trajner: Oltijon Kërnaja