Berat Gjimshiti u bë protagonist negativ i ndeshjes mes Atalantës dhe Empolit në startin e pjesës së dytë, kur gjyqtari pasi pa një kontakt mes tij dhe Grasit me VAR, akordoi penallti kundër bergamaskëve.
Një moment cili u shoqërua me protesta të shumta nga mbrojtësi shqiptar por edhe skuadra e Atalantës, pasi të gjithë argumentonin se dinamika e aksionit nuk ishte e tillë për një penallti. I të njëjtit mendim është edhe ish-gjyqtari italian, Luka Mareli, i cili bën ekspertin e moviolës për “DAZN”.
“Ishte një kontroll shumë i gjatë, pasi sipas mendimit tim ishin të pavendosur. Grasi e theksoi prekjen. Nuk është një goditje, është një prekje. Sipas meje, në këto rrethana, duhet të lihet të vazhdohet loja. Është e vërtete që Grasi godet para Gjimshitit, por kontakti është me të vërtetë i lehtë.
Në këto rrethana, më mirë të vijosh lojën, nuk duhet të ketë kontroll nga VAR-i. Ngjarja e Inter-Napoli ishte minimale, këtu ka ndryshim. Nëse Feliçiani do ta kishte vërshëllyer në fushë, do të kishim thënë ashtu si për Inter-Napoli, një kontakt i lehtë, por kur vërshëllehet, nuk mund të kthehet në fushë. Këtu është e kundërta, Feliçiani u thirr te monitori pikërisht nga VAR-i. Sipas meje VAR-i nuk duhet të jetë moviola në fushë, dhe ky është një episod për moviolë në fushë”, tha ai duke argumentuar se nuk duhej të jepej penallti në dëm të Gjimshitit.
SHIH VIDEON