Sport

VIDEO/ Realizoi golin e vetëm për Espanyolin, Kumbulla shpallet më i miri

Marash Kumbulla ka arritur të jetë protagonist ditën e sotme për skuadrën e Espanyol duke arritur të realizojë golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë takim në barazimin ndaj Sevillas me shifrat 1-1.

Në përfundimin e takimit, mbrojtësi kuqezi është vlerësuar si lojtari më i mirë i skuadrës mike. Sipas “Flashscore”, nota që është vlerësuar Kumbulla në këtë takim është 8.0, askush tjetër më sipër atij.

Në minutën e 15-të të takimit, djaloshi shqiptar arriti të realizojë gol me kokë dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij. Goli i sotëm ishte i dyti për Kumbullën në këtë sezon me Espanyolin në 19 paraqitje në LaLiga.

Goli i Marash Kumbullës