Rocco Vata është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Watford po luan përballë Fulham. Pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për raundin e 1/32-ave të FA Cup, është mbyllur në barazim 1-1.
Ishte pikërisht Vata ai që shënoi golin për të tijët. Në minutën e 33-të të sfidës, sulmuesi shqiptar që përfaqëson Irlandën në rang kombëtaresh, lëshoi një predhë nga një distancë e largët, duke dërguar topin në rrjetë.
Për 19 vjeçarin ky është goli i 3-të sezon me ekipin anglez. Gjithashtu, djali i legjendës së Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka dhuruar edhe 3 asistime përgjatë këtij sezoni.